Shqipëria

Plazhet në Shqipëri tashmë edhe me kulla vrojtimi

Pasi shtoi masat e sigurisë, Kryeministri Edi Rama shtoi edhe masat nëpër plazhe.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se për të rritur sigurinë e turistëve të cilët kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar tashmë është bërë edhe një hap tjetër pas shtimit të kontrolleve nga policia.

Ai ka thënë se për herë të parë janë vendosur kullat e vrojtimit në të gjitha plazhet që nga Velipoja në Sarandë.

“Ende jo perfekte dhe pa boshllëqe, po si dita me natën me vitet e shkuara dhe në përmirësim ditë pas dite, me gjithë dobësitë e mëdha të pushtetit vendor në këtë drejtim, edhe pse ky aspekt është detyrë ligjore e funksion i bashkive. Sidoqoftë asnjë justifikim dhe bashkëpunimi me bashkitë për të garantuar një sezon të pastër e të sigurt po forcohet dita-ditës në terren#SmileAlbania”, ka thënë Rama.