albinfo.ch
Integrimi
Plisat hapin sezonin motoristik
Dhjetëra motoristë shqiptarë të klubit „Plisat“, me seli në Zvicër, hapën sot sezonin motoristik. Për herë të parë bashkë me ta ishte i riu me prejardhje nga Prishtina, Arian Gjinolli. Për të ëndrra po bëhej realitet! Ai sot u pranua anëtar i klubit “Plisat” dhe bashkë me ta përjetoi defilimin e parë në grup me dhjetëra motoristë të tjerë shqiptarë të këtij klubi.
„Kjo ka qenë ëndrra ime, të kem motorin tim dhe ta ngas atë me fanellën e Plisave. Ky është një sport i veçantë dhe unë e dua shumë“, shprehet plot gëzim Ariani.
Verës do të dal me ta rrugëve të Kosovës, thotë ai. Do ta festojmë dhjetëvjetorin e klubit dhe si prishtinas, me fanellë të plisave, ndjehem i lumtur e krenar, tregon Ariani, herë shqip e herë gjermanisht.
Pavarësisht se shumica e tyre ndërmjet veti komunikojnë gjermanisht, kur i erdhi radha fotografive, ata lidhën duart në formë të shqiponjës dykrenore për të treguar prejardhjen e tyre që në anën tjetër e tregojnë edhe me mbajtjen e simbolit të modifikuar të emblemës së 100-vjetorit të shtetit shqiptar.
Ndryshe, klubi i motoristëve “Plisat” sivjet shënon 10-vjetorin e formimit të klubit me një organizim të madh humanitar në Kosovë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?