Shkurt.ch

Po kalonte “zebrën” me fëmijën e vogël, lëndohet rëndë kosovari

Aksidenti ka ndodhur në orën 18 e 15 ndërkohë që viktima ishte duke shëtitur me një karrocë për fëmijë, dhe sapo ishte duke e kaluar shiritin e këmbësorëve

Shoferja 40 vjeçare zvicerane ka goditur mbrëmjen e të hënës në afërsi të stacionit hekurudhor në Turgi, Kantoni Aargau një këmbësor kosovar i cili po kalonte në shiritin për këmbësorë (zebra). Me këtë rast kosovari 62 vjeçar ka pësuar lëndim të rëndë në kokë dhe ai është bartur urgjentisht me autoambulancë për në spital, njofton policia e Kantonit të Aargaut.

Aksidenti ka ndodhur në orën 18 e 15 ndërkohë që viktima ishte duke shëtitur me një karrocë për fëmijë, dhe sapo ishte duke e kaluar shiritin e këmbësorëve. Foshnja që ndodhej në karrocë, për fat nuk ka pësuar fare, përcjell albinfo.ch njoftimin e policisë.

Prokuroria kompetente ka iniciuar hetime për të ndriçuar rrjedhën e saktë të ngjarjes. Janë marrë po ashtu edhe mostrat e gjakut dhe të urinës të pjesëmarrësve në aksident. Policia e Kantoniot të Aargaut ndërkohë i ka marrë patentshoferin vozitëses që ka shkaktuar aksidentin