Shkurt.ch

Po zhduket akullnaja më e madhe e Ticinos

Pas 20 vjetësh nuk do të mbetet asgjë, sipas akullologut Giovanni Kappenberger, i cili po bën matje qe një çerek shekulli

Edhe këtë verë, akullnaja Basòdino, më e madhja në Ticino, përjetoi shkrirje nga temperaturat e larta. Pas 20 vjetësh nuk do të mbetet asgjë, sipas akullologut Giovanni Kappenberger, i cili po bën matje qe një çerek shekulli.

Ngrohja e qershorit shkriu shpejt shtresën e dëborës mbrojtëse, shpjegon z. Kappenberger. Kur akulli është i ekspozuar ndaj diellit në fillim të sezonit, periudha e shkrirjes është edhe më e gjatë.

Për 25 vjet, ky ish-bashkëpunëtor i stacionit “MeteoSwiss” të Locarno-Monit, një akullolog amator dhe alpinist, ndjek akullnajat. Sot vepron kryesisht në bazë vullnetare. Çdo vjeshtë, para reshjeve të reja, z. Kappenberger, i cili tashmë është në pension, punon në vrima prej tri metrash për të mbjellë në dhjetë vende barërat që do të lejojnë të rregullojë nivelin e akullit.

Ai ka vajtur në akullnajë në mes të gushtit për të kontrolluar nëse akulli ishte ende në vend: “Ishte kaq nxehtë këtë verë sa kisha frikë se do të binte plotësisht. Dhe, po të kishte ndodhur kështu, nuk do të kisha pasur mundësi të përfundoj analizat e mia”.
Që nga fillimi i matjeve të tij, bilanci i akullnajave të Basòdino është pothuajse gjithmonë negativ. Gjatë dekadës së fundit, shtresa e akullit është zvogëluar mesatarisht nga 30 në 20 metra. Ajo do të zhduket, sigurisht, “ashtu si pothuajse të gjitha akullnajat e vogla gjatë dekadave të ardhshme”, shpjegon Giappanni Kappenberger.