Kosova

Policia arreston 2 serbë në Graçanicë, sekuestron 13kg marihuanë

Aksioni policor ka zbuluar se në posedim të dy personave një mashkull dhe një femër (të dy serbë) është gjetur dhe konfiskuar kjo sasi e substancave narkotike e cila ishte e futur në thasë

Policia e Kosovës njofton ka se arrestuar dy persona në Graçanicë dhe ka sekuestruar mbi 13 kilogram substanca narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Policia thotë se në aksionin që është realizuar në disa lokacione në rajonin e Prishtinës konkretisht në një lokal në Graçanicë, ka rezultuar që në posedim të dy personave një mashkull dhe një femër (të dy serbë) është gjetur dhe konfiskuar kjo sasi e substancave narkotike e cila ishte e futur në thasë. Po ashtu janë gjetur para që dyshohen të jenë të falsifikuara, sprej i syve dhe një shufër plastike.

Njëri nga dy të arrestuarit është dërguar në mbajtje ndërsa femra është liruar në procedure të rregullt.

 

https://www.youtube.com/watch?v=E7CsBfMi6Jw