Kosova

Policia dyshon se aktori Kurti ka bërë vetëvrasje

“Dyshimet e para çojnë për vetëvrasje. Në veturë është gjetur vetëm një armë dhe viktima ka pasur një fishek të shkrepur në kokë”

Aktori Art Kurti i cili është gjetur i vdekur sot në orët e mëngjesit, ka shërbyer edhe si këshilltar në kabinetin e kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Policia e Kosovës ka konfirmuar se ai është gjetur i vdekur me një plumb në kokë në një veturë në fshatin Goden, në periferi të qytetit.

“Dyshimet e para çojnë për vetëvrasje. Në veturë është gjetur vetëm një armë dhe viktima ka pasur një fishek të shkrepur në kokë”, ka thënë komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjoka. Ngushëllime për vdekjen e Kurtit ka shprehur edhe kryetari i Gjakovës.

“Jam i shokuar nga lajmi që kolegu ynë Art Kurti nuk është më me ne. Kolegët e mi dhe unë ndjejmë dhimbje të thellë për këtë humbje. Largimi kaq i hershëm dhe i papritur i Artit, nga familja dhe të gjithë ne do të jetë vështirë i përballueshëm”, ka shkruar Gjini.