Shqipëria

Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë vazhdojnë patrullimet

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë duke bashkëpunuar sa i përket patrullimeve.

Policia e Shqipërisë në Lezhë së bashku me Policinë e Kosovës po qëndrojnë afër pushuesve për një sezon turistik sa më të qetë e të sigurt.

“Për çdo shqetësim e emergjencë, telefononi falas 112 , dhe policia do jetë pranë jush. Në shërbim të çdo qytetari 24 orë , edhe Stacioni Policor Shëngjin me numrat 0694112876 dhe (0) 281 22 010”, thuhet në një njoftim të policisë.

Edhe këtë vit si tash e shumë vite kanë filluar patrullat e përbashkëta nga një  korriku për siç është thënë sigurinë më të madhe në trafik.