Bota

Policia gjermane parandalon një sulm të mundshëm terrorist në Berlin

Në deklaratë po ashtu thuhet se arrestimet dhe bastisjet janë kryer nëpër disa banesa dhe në dy makina në Berlin

Gjashtë persona janë burgosur nga policia gjermane, pasi dyshohet se kishin planifikuar sulme me thikë në gjysmë maratonën e Berlinit e së dielës.

“Die Welt” shkruan se të dyshuarit kishin lidhje me Anis Amri, një tunizian me lidhje militante islamike që vrau 12 vetë në një sulm në Berlin në dhjetor 2016, kur rrëmbeu përpara me kamion qindra qytetarë në një qendër, duke shkaktuar shumë viktima, përcjell albinfo.ch.

Në raportin e policisë thuhet se “Die Welt” i dyshuari kishte planifikuar të qëllonte për vdekje spektatorë dhe vrapues në gjysmëmaratonën.

Atij iu gjetën dy thika të cilat ishin veçanërisht të mprehura për këtë qëllim, thuhet në raport.

“Pasi hetimet janë në zhvillim e sipër, nuk mund të japim informacione të mëtejshme”, thuhet tutje në deklaratë.

Në deklaratë po ashtu thuhet se arrestimet dhe bastisjet janë kryer nëpër disa banesa dhe në dy makina në Berlin.

Gjysmëmaratona në Belin u zhvillua sot pa asnjë incident.