Bota

Policia gjermane sekuestron ekstazi me figurën e Donald Trumpit

Tabletat u sekuestruan nga policia gjermane gjatë një kontrolli në Osnabryk, një qytet në veriperëndim të Gjermanisë

Mbi 5 mijë tableta ekstazi me formën e kokës së presidentit amerikan, Donald Trump, u sekuestruan nga policia gjermane. Në pranga ranë babë e bir, që i transportonin ato nga Holanda. Tabletat kanë një vlerë tregu prej rreth 40 mijë dollarësh, raportojnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.

Tabletat u sekuestruan nga policia gjermane gjatë një kontrolli në Osnabryk, një qytet në veriperëndim të Gjermanisë. Ato u zbuluan rastësisht në një automjet që vinte nga Holanda. Në pranga ranë babë e bir, 51 dhe 17 vjeç.
Krahas tabletave, atyre iu gjet edhe një shumë prej më shumë se 11 mijë eurosh. Siç thanë ata, blerja nuk kishte përfunduar, pasi me shumën e eurove të sekuestruara do të paguanin për blerjen e tabletave te shitësit me shumicë, për të bërë më pas shpërndarjen e tyre në tregun e zi.