Bota
Policia kosovare vigjilente me një falsifikues gjerman
Për të fshehur udhëtimin dhe për të hequr stresin, një gjerman 25-vjeçar ka ndryshuar pasaportën e tij. Për këtë ai është dashur të kalojë një natë në Kosovë.
Për shkak se ai ka dashur të fsheh udhëtimin në Peru që e ksihte realizuar fshehurazi nga e fejuara dhe prindërit e saj, një person 25-vjeçar nga Münsteri i Gjermanisë e ka grisur fletën e pasaportës me vulat përkatëse të udhëtimit për në Peru. Manipulini i ra në sy menjëherë policisë kosovare, gjatë hyrjes në vend në Aeroportin e Prishtinës, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch. Pas mbajtjes në burg për një ditë, personi është kthyer në Gjermani, ku u prit nga policia federale gjermane në Aeroportin e Mynihut.
Në fillim të vitit, shtetasi gjerman nga Münsteri kishte udhëtuar fshehurazi në Amerikën e Jugut. Megjithatë, pa të dashurën e tij. Për të shmangur stresin e mëtejshëm me të dhe prindërit e saj, ai e kishte hequr faqen dëshmitare nga pasaporta e tij, duke konfirmuar menjëherë fajin para policisë federale. Gjermani as që ka dyshuar se mund të ndiqej për falsifikim të dokumenteve.
Falsifikuesi kishte zbritur të premten në Aeroportin e Prishtinës, ku policia kufitare kosovare kishte vërejtur pasaportën e grisur. Banori nga Münsteri është dashur të kaloj një ditë në një burg të Kosovës, para se të kthehej në Gjermani. Në aeroportin e Mynihut, policia federale vuri re se dokumenti i tij gjitashtu kishte skaduar. Ai duhet të llogarisë në denoncim për ndryshimin e dokumentit personal. Sipas deklaratave të tij, ky veprim do t`i paraqet gjithashtu probleme në karrierën e tij si agjent i pasurive të patundshme.
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figurat më të njohura të ndërmarrësve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike