Lajme

Policia maqedonase përleshet me emigrantët

Të paktën 18 policë u plagosën të dielën në një përleshje me të ashtuquajturit „emigrantë ekonomikë“ të kufirit jugor. Ata kishin hedhur gurë mbi policinë, duke kërkuar të kalojnë përmes Maqedonisë në rrugën drejt Evropës.

Trazirat rezultuan nga një incident, të cilin e kishte shkaktuar një maroken, i cili kërceu mbi çatinë e një treni pranë stacionit „Idomeni“, në anën greke të kufirit, kështu që ishte përplasur nga kabllot e tensionit të lartë. Njeriu me djegie të rënda u dërgua në ambulancë të Kryqit të Kuq.

Disa qindra emigrantë pastaj me dhunë kaluan gardhin dhe nisen të hedhin gurë ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës. Policia maqedonase kishte hyrë edhe në territorin grek për të vendosur kontrollin mbi turmën, raportojnë mediat nga Shkupi, përcjell albinfo.ch.

Maqedonia, gardh për të frenuar emigrantët.

Ushtria maqedonase ka nisur vendosjen e gardhit në kufirin jugor për të parandaluar hyrjen e paligjshme të emigrantëve ekonomikë.