Shqipëria

Policia ndalon gomonen që dyshohet se do të transportonte drogë

Policia e Vlorës mbrëmë ka arritur ta ndalojë një gomone në Darëzezë të Fierit, por skafistët arritën të largoheshin.

“Rreth orës 23:00 të së martës policia bregdetare në bashkëpunim me Guardia di Finanzia kanë kapur një gomone me motora të fuqishëm. Sipas informacioneve të para, gomonia është rreth 12 metra e gjatë me dy motora, me kapacitet 300 kuaj fuqi secili”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.

Policia dyshon se gomonia po përgatitej për transport të lëndëve narkotike, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur FNSH të cilët kanë rrethuar zonën duke nisur edhe kontrolle për lëndë narkotike.