Shqipëria

Policia në Shqipëri kërkon trefishim të dënimeve për telefona

"Ne me celular e humbasim vëmendjen. Për mua duhet të trefishohet dhe ne jemi gati për të”, ka thënë drejtori i policisë rrugore

Drejtori i Policisë Rrugore në Shqipëri, Mitat Tola, ka deklaruar se do të ashpërsohen masat për përdorimin e telefonit nga drejtuesit e automjeteve.

“Kaluam vetëm rripin e sigurimit, dhe sot nga 20% ka kaluar mbi 60% që e vendosin. Bëmë kërkesë që të ashpërsonim edhe për celularin. U pa si një masë shumë e rëndë. Kërkuam dyfishimin. Ne me celular e humbasim vëmendjen. Për mua duhet të trefishohet dhe ne jemi gati për të”, ka thënë ai.

Tola thekoi se ka ardhur koha që Kodi Rrugor të ndryshojë. Në Shqipëri janë mbi 600 mijë automjete.