Kuriozitete

Policia në Sidney ndjek kangurin që bllokoi trafikun në këtë qytet

Videoja e xhiruar nga një patrullë policore, e cila e ndiqte, tregon kangurin rreth 1 metër të gjatë dhe një polic që shkrihej së qeshuri derisa e ndiqnin nga pas

Një kangur, i cili endej nëpër autostradën e urës së Sidneyit, ka bllokuar trafikun në qytetin më të madh australian, para se të kapet nga policia. Policia njoftoi se ka ndjekur kafshën për disa orë nëpër urë.

Videoja e xhiruar nga një patrullë policore, e cila e ndiqte, tregon kangurin rreth 1 metër të gjatë dhe një polic që shkrihej së qeshuri derisa e ndiqnin nga pas.

Kanguri më pas është dërguar në kopshtin zoologjik Taronga për kontroll, ku është duke u rikuperuar nga ndjekja e gjatë.