Lajme
Policia nxjerr nga trafiku autobusin e shkatërruar kosovar
Shkak për këtë ka qenë konstatimi i policisë se ai nuk i plotësonte kriteret për të marrë pjesë në trafik
Policia në Karlsruhe ka nxjerrënga qarkullimi një autobus udhëtarësh nga Kosova. Shkak për këtë ka qenë gjendja katastrofale e autobusit, gjegjësisht konstatimi i policisë se ai nuk i plotësonte kriteret për të marrë pjesë në trafik, shkruan focus.de.
Ekspertiza e makinës e bërë pastaj, ka konstatuar një sërë mangësish. Përveç tjerash, dyshemeja e autibusit ishte e ndryshkur, disa cilindra të frenave, të dëmtuar, timoni i shkatërruar dhe boshti që rrotullon rrotën, i dëmtuar, transmeton albinfo.ch.
Po kështu, në shumë pjesë të autobusit ekzistonte rreziku i qarkut të shkurtër, ka thënë policia.
Shoferi 48 vjeçar i autobusit përveç që nuk u lejua të vazhdonte më tutje, u detyrua të paguante 2000 euro për sigurim. Një aventurë e kushtueshme për shoferin sidomos kur dihet fakti se në autobus ishin gjithsej gjashtë udhëtarë!
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovohet në Cyrih platforma “Putpuri”, nga Prishtina Të premten, më 5 prill, platforma botuese e pavarur dhe nisma bashkëpunuese ndërmjet Prishtinës dhe Cyrihut,...
-
Më 7 prill, edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet
-
Në aeroportin e Bazelit anulohet fluturimi për në Prishtinë, mërgimtarët ankohen
Jeta në Zvicër
-
Ku janë restorantet ‘më të mira’ në Zvicër? Zvicra është shtëpia e disa restoranteve më të mira, shumë prej të cilave kanë fituar yjet...
-
Zvicra duhet të forcojë kontrollin e sektorit të saj financiar, paralajmëron FMN
-
Trafiku i dendur edhe sot, bllokohen autostradat zvicerane
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Në aeroportin e Bazelit anulohet fluturimi për në Prishtinë, mërgimtarët ankohen