Fun

Policia pas autorit që po “vizaton” vendkalime të reja këmbësorësh

Policia gjermane është vënë në kërkim të autorit, i cili po vizaton kalime “të reja” për këmbësorët dhe hapësira të reja parkimi, në Eppertshausen, në pjesën qendrore të vendit.

“Kjo nuk është një vepër e thjeshtë dhe ne mendojmë se kjo është e bukur”, tha zëdhënësi i stacionit të policisë në Darmstadt, përcjell albinfo.ch.

Vendkalimet e reja të këmbësorëve deri më tani u shfaqen në dy pika në qytetin me 6000 banorë dhe në një lokacion janë vizatuar hapësira të reja parkimi.