Shkurt.ch

Policia zvicerane do t`i përdorë dronët në vend të helikopterëve

Në vend se me vetura ose me helikopterë, kriminelët në të ardhmen mund të ndiqen me dronë, ka sqaruar një zëdhënëse e grupit punues

Përdorimi i dronëve si mjet ndihmës për policinë në Zvicër po bëhet gjithnjë më i shpeshtë. Që kjo të intensifikohet, ka rekomanduar edhe një grup punei Konferencës së Komandantëve Policorë të Kantoneve, shkruajanë gazetat “Sonntagszeitung” dhe “Le Matin Dimanche”.

Në vend se me vetura ose me helikopterë, kriminelët në të ardhmen mund të ndiqen me dronë, ka sqaruar një zëdhënëse e grupit në fjalë.

Sipas një sondazhi të realizuar nga dy gazetat e përmendura, deri tash, për të dokumentuar aksidentet ose për të ndjekur persona të caktuar, dronët janë përdorur nga dhjetë trupa policore, transmeton albinfo.ch. Trupa të tjera ndërkaq janë duke shqyrtuar mundësinë e përdorimit të dronëve për këto qëllime.