Shqipëria
Politika pro aktive për investimet e huaja është jetike për Shqipërinë
"Duhet t’u shpjegojmë investitorëve se cilat janë mundësitë që u ofrohen në Shqipëri dhe duhet të luftojmë burokracinë duke bërë sistemet më efektive, që të jetë më e lehtë për ta"
Profesori i njohur i Harvardit, Ricardo Hausmann ka deklaruar se Shqipëria ka shumë gjëra që mund të bëhen për ta shndërruar atë në një vend edhe më tërheqës, për turizmin. Ai ka përmendur hapjen e një aeroporti në jug dhe zhvillimin e porteve të vegjël, që deri tash nuk janë lejuar.
“Kjo është mundësia të tërheqësh investime në hotele me pesë yje, të udhëtosh në Shqipëri nga ajri është ende shumë shtrenjtë, duhet të ketë politika që të adresojnë këtë problem. Mendoj se mund të bëhet shumë sa i përket teknologjisë për të përmirësuar bujqësinë. Kemi eksperiencën e kthimit të emigrantëve shqiptarë nga Greqia, që shkojnë në fshatrat e tyre dhe merren me bujqësi. Mendoj se qeveria duhet të bëjë përpjekje për të tërhequr industrinë e manifakturës”, ka thënë Hausmann për televizionin TCH.
Ndërsa për të rritur investimet e huaja në Shqipëri, profesori thotë se duhet përmirësuar ekosistemi i biznesit. “Duhet t’u shpjegojmë investitorëve se cilat janë mundësitë që u ofrohen në Shqipëri dhe duhet të luftojmë burokracinë duke bërë sistemet më efektive, që të jetë më e lehtë për ta. Mendoj se një politikë pro aktive mbi investimet e huaja është jetike, jo vetëm për pritur që investitorët të vijnë”, deklaron ai.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie Euroaeroporti pranë Bazelit u mbyll mbrëmjen e së mërkurës. Terminali u evakuua...
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët