Bota
Politikani austriak kundër “refugjatëve sezonalë” nga Kosova
Haimbuchner: “Si mund të ndodhë që aktualisht në Oberösterreich janë 99 kosovarë që duan ta kalojnë dimrin këtu si azilkërkues?"
Politikani i partisë FPÖ, kryetar i saj në landin e Austrisë, Oberösterreich, Manfred Haimbuchner, duke kritikuar moszbatimin e Marrëveshjes së Dublinit, që sipas tij shkon në dëm të Austrisë, ka marrë si shembull refugjatët “sezonalë” kosovarë.
Cilëndo rrugë që ta kenë bërë për të ardhur në Austri, atyre u është dashur të kalojnë nëpër njërin nga shtetet e BE-së, nënshkruese të Marrëveshjes së Dublinit. Prandaj kjo marrëveshje nuk vlen as sa letra në të cilën është shtypur, ka ironizuar Haimbuchner. “Si mund të ndodhë që aktualisht në Oberösterreich janë 99 kosovarë që duan ta kalojnë dimrin këtu si azilkërkues?
Pasi dihet se përmes cilit shtet të BE-së kanë hyrë në Austri, vendimi qysh në fillimin e procedurës duhet të jete i qartë: ata duhet të kthehen, varësisht nga rruga që kanë shfrytëzuar, në: Slloveni, Hungari ose Itali. Shteti i parë anëtar i BE-së në të cilin kanë hyrë ata, është përgjegjës për shqyrtimin e rasteve të tyre.
Ky `migrim eksplicit në sistemin tonë social` duhet të ndërpritet menjëherë. Për të realizuar këtë, duhet marrë në shqyrtim edhe mbikëqyrjen konsekuente të kufijve të brendshëm, për të penguar ardhjen e refugjatëve sezonalë”, ka thënë Haimbuchner duke kërkuar hyrjen e sërishme në fuqi të kontrollimeve në vendkalimet kufitare në mes të shteteve të BE-së.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024...
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën