Jeta në Zvicër

Politikani shqiptar më meritori që Yilmaz mori nënshtetësinë zvicerane

Politikani shqiptar, Florim Kadriu ka ndihmuar shumë që turkja 25-vjeçare, Funda Yilmaz, mori nënshtetësinë zvicerane.

Asaj i ishte refuzuar nënshtetësia, megjithatë, pas takimit që kishte me politikanin shqiptar ndryshoi gjithçka.

Ajo ka thënë se i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe ishte e befasuar që ishte refuzuar natyralizimi.

25-vjeçarja në fillim ishte e dëshpëruar, megjithatë, gjithçka ndryshoi pasi mori pjesë në një tubim informativ të grupit të migracionit të Unia-s mbi ndryshimet e natyralizimit që priten nga janari 2018.

Aty kishte njohur Florim Kadriun, kryetarin e komitetit të migrantëve të Unia për regjionin Aargau, të cilin e kishte lutur për ta këshilluar dhe ndihmuar.

Pas kësaj, ajo kishte marrë mbështetje me fjalë dhe vepër edhe nga personalitete politike dhe një këshillimore.

Florim Kadriu është pjesë Partisë Social-Demokrate të Zvicrës ka dhe qenë kandidat për deputet në kantonin e Aargaus. Ai është me prejardhje nga Kërçova dhe njëri ndër politikanët që gjithmonë ka ngritur zërin për çështjen e emigrantëve.