Shkurt.ch

Politikania katalonase nuk do ta lëshojë Zvicrën: “Në Madrid më pret një gjykim i padrejtë”

Duke qenë se në Spanjë nuk e pret një “proces korrekt gjyqësor”, Gabriel e ka kërkuar një vend të huaj i cili do të mbrojë të drejtat e saj, ka thënë politikania nga lëvizja e majtë separatiste CUP

Politikania katalonase Anna Gabriel e cila angazhohet për pavarësinë e Katalonjës, aktualisht po qëndron në Gjenevë, Zvicër. Ajo ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Le Temps” se nuk e ka ndërmend të udhëtojë për në Madrid. Kështu ka vendosur pasi që në kryeqytetin e Spanjës, në Madrid, të mërkurën ajo duhet të paraqitet para gjyqit, i cili e akuzon për “rebelim”.

Duke qenë se në Spanjë nuk e pret një “proces korrekt gjyqësor”, Gabriel e ka kërkuar një vend të huaj i cili do të mbrojë të drejtat e saj, ka thënë politikania nga lëvizja e majtë separatiste CUP.

Ajo tashmë ka angazhuar një avokat që do ta përfaqësojë juriidkisht.

Ndonëse ajo po qëndronte prej një kohe në Gjenevë, deri sot nuk është ditur arsyeja e qëndrimit këtu, trasnmeton albinfo.ch. Aktualisht mbetet e paqartë nëse Spanja do t`ia drejtojë Zvicrës një kërkesë për ekstradim të politikanes.