Maqedonia

Pompeo kërkon që Maqedonia të ftohet në BE

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, SHBA ka kërkuar zhbllokimin e anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE nga ana e Francës.

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka kërkuar nga Franca që të zhbllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE.

Pompeo ka kërkuar nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian që të mbështet zgjerimin e NATO-së përmes ftesës ndaj Maqedonisë për t’u bashkuar me aleancën, përfshi fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

E gjithë kjo po bëhet pas nënshkrimit të marrëveshjes për emrin ndërmjet Maqedonisë e Greqisë.