Autotech

Porsche tregon nga i erdhi emri kompanisë

Themeluesi i kompanisë, Ferdinand Porsche themeloi “Dr. Ing. h.c.F. Porsche AG” më 1931 për të siguruar shërbime konsultative të inxhinierisë

Porsche përmes një videoje të publikuar në YouTube ka treguar se kah ka rrjedhur emri i kompanisë.

I lindur më 3 shtator, 1875, në Maffersdorf të Çekisë, themeluesi i kompanisë, Ferdinand Porsche themeloi “Dr. Ing. h.c.F. Porsche AG” më 1931 për të siguruar shërbime konsultative të inxhinierisë.

Kontrata e parë e madhe e kompanisë erdhi nga qeveria gjermane dhe kërkesa ishte të bëhej një veturë për popullin, një Volkswagen. Ashtu u lind edhe Beetle. Deri në vitin 1939, Porsche nuk e kompletoi veturën e parë – modelin 64 – por me nisjen e Luftës së Dytë Botërore, prioritetet ishin tjera, vetura luftarake.

Para se të niste kompaninë e tij, Porsche u emërua si dizajner në austro-Daimler më 1906. 10 vjet më pas ai u bë drejtor menaxhues, ndërsa nga kompania u largua më 1923. Pak muaj më pas, Porsche u caktua si drejtor teknik i Daimler Motoren Gesellschaft. Kjo kompani tani njihet si Daimler, kompania prind e Mercedesit.

Më 1929 ai kaloi te Steyr Automobile, por as aty nuk qëndroi gjatë dhe u kthye në Shtutgart.

Pjesa tjetër i takon historisë.

https://www.youtube.com/watch?v=aC74pSaBpAM