Sport

Portieri i Skënderbeut nderohet me “Doctor Honoris Causa”

Portieri i klubit të njohur shqiptar Skënderbeu, Orges Shehi, ka marrë titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Fan Noli” në Korçë.

Motivacioni i çmimit ishte “Futbollist i madh i Skënderbeut dhe i mbarë futbollit shqiptar, që po nderon qytetin e Korçës dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare”.

“Ish-student dhe mik i Universitetit “Fan S. Noli”, Shehi është bërë shembull për edukimin e brezave të rinj të sportit shqiptar”, thuhet më tej në motivacion.

40-vjeçari është shprehur i nderuar për çmimin dhe tha se këtë e ndan me pjesën tjetër të skuadrës korçare.

Universiteti “Fan Noli” nderoi gjithashtu edhe presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili theksoi se ky vlerësim do të jetë një motivim më shumë për këtë klub, që të bëjë edhe më mirë, përcjell “Top-Channel”, përcjell albinfo.ch.