Sport

Portierin grek që ofendoi Berishën e pret një dënim i rëndë

Pas këtij gjesti pritet që portieri grek të dënohet me mos angazhim në lojë për pesë javë

Portieri grek, Dean Bouzanis pritet që të dënohet me pesë ndeshje, pasi kishte ofenduar sulmuesin shqiptar, Besart Berisha në derbin e fundit në Australi, shkruan albinfo.ch.

 

Paneli për rishikim të ndeshjes së A-League kishte parë që portieri e kishte quajtur Berishën dy herë “cigan” në derbin e së shtunës.

 

Pas këtij gjesti pritet që portieri grek të dënohet me ndalim të lojës prej pesë javësh, pavarësisht se Melbourne City kishte kërkuar falje në emër të futbollistit dhe vetë 26-vjeçari kishte pranuar të shkonte në një kurs edukimi, raporton “The Guardian”.

 

Besart Berisha në këtë ndeshje humbi penalltinë, por më pas shënoi golin e barazimit në fitoren e skuadrës së tij, Melbourne Victory prej 2:1.