Sport
Portugalia në Botëror, Zvicra në “play-off”
Zvicra do të luajë në ‘play-off’ për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror
Zvicra ka pësuar humbjen e vetme në kualifikime, por që i ka kushtuar shumë. Tashmë ajo do të luajë në “play-off” për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror, shkruan albinfo.ch.
Zviceranët kanë pësuar humbje nga Portugalia me rezultat 2:0 në Lisbonë. Johan Djourou në minutën e 41-të ka shënuar në portën e tij, derisa golin e dytë e realizoi Andre Silva nga afërsia në minutën e 57-të.
Kjo fitore e ka kualifikuar direkt Portugalinë në Kampionatin Botëror, derisa Zvicra do të mësojë kundërshtarin e saj në “play-off” dhe më pas të kualifikohet në Botëror. Ndeshjet e “play-off”-it zhvillohen gjatë muajit nëntor.
Zvicra nga dhjetë ndeshje ka nëntë fitore dhe një humbje, aq sa edhe Portugalia, por portugezët kanë goldallim më të mirë.
Në sfidën Portugali-Zvicër nga fillimi u paraqitën katër futbollistët shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili. Dy të fundit janë zëvendësuar në minutën e 66-të, kurse Valon Behrami është i lënduar.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën