Shkurt.ch
Posta zvicerane teston dronin si “postier” të paketave
Posta zvicerane është duke testuar mënyrën për të dërguar paketat me dron.
Projekti në fjalë që do realizohet nga “Swiss”, së bashku me një nga prodhuesit e droneve që mund të jetë potencial i ardhshëm për të realizuar transportin e paketave nga ajri.
Tashmë po bëhen provat e para në Zvicër për të marrë një vendim kësaj vere.
Qëllimi është për të eksploruar potencialin e kësaj teknologjie, tha një zëdhënës i Postës për “Sonntag”.
Pas Amazonit dhe Postës Gjermane, edhe Zvicra po e bën një studim fizibiliteti, pastaj do të sqarohet edhe kuadri ligjor.
Ideja për bartjen e paketave me drone nuk është e re. Projekti kishte nisur në fund të 2013-ës nga Amazon. Google gjithashtu po i kryen testet, ndërsa Posta gjermane më pas ka kryer testet dhe ka nisur menjëherë fluturimet e para me “DHL Paketkopter”.
E-Diaspora
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024” Gjermani: Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kryeministrin e Republikës së...
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë