Shqipëria

Pozita kundër arrestimit të Saimir Tahirit, për të vendos Kuvendi

Ndërsa opozita, mbështeti të plotë kërkesën e krimeve të rënda për arrestimin e Tahirit

Kuvendi i Shqipërisë do të votojë dy raporte seancën e së mërkurës lidhur me kërkesën e prokurorisë së krimeve të rënda për heqjen e imunitetit për deputetin Saimir Tahiri.

Pozita dhe opozita nuk u pajtuan me qëndrimet në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve dhe Rregullores që zgjati për afro tri orë. Pesë deputetë socialistë në Këshill ndanë në dysh kërkesën e prokurorisë, duke dhënë aprovimin vetëm për autorizimin e kontrollit personal dhe të shtëpisë për ish-Ministrin Tahiri por pa i privuar lirinë.

Ndërsa opozita, mbështeti të plotë kërkesën e krimeve të rënda për arrestimin e Tahirit. Pas përfundimit të mbledhjes përfaqësues të LSI dhe PD në Këshill thanë se janë të zhgënjyer për qëndrimin që mbajtën deputetët e Partisë Socialiste.