Shkurt.ch
Pranga elektronike për “stalkerët” dhe kërcënuesit
Qeveria ka kërkuar mbrojtje më të mirë të viktimave, duke propozuar masën ndëshkuese të bartjes së prangave elektronike të këmbës për personat që bëjnë “stalking” ndaj dikujt
Me “stalking” kuptojmë dukurinë kur njerëzit përcillen në vazhdimësi nga dikush përmes telefonit ose edhe fizikisht dhe ngacmohen e kërcënohen. Për të luftuar këtë dukuri, Këshilli Federal i Zvicrës ka kërkuar masa më të ashpra kundër atyre që e ushtrojnë atë, thuhet në një komunikatë të Minisztrisë së Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës.
Ai ka kërkuar mbrojtje më të mirë të viktimave, duke propozuar masën ndëshkuese të bartjes së prangave elektronike të këmbës për personat që bëjnë “stalking” ndaj dikujt, shkruan albinfo.ch.
Siç dihet, përmes këtyre prangave, mund të lokalizohet vendi ku ndodhet personi që kërcënon.
Për të realizuar këtë, qeveria ka dërguar në parlament propozimet për ndryshime përkatëse në të Drejtën Penale dhe atë Civile.
Në bazë të të drejtës në fuqi, gjykatat kanë mundësi që kundër kërcënimeve dhe stalkingut të shqiptojnë masa të ndalimit të rajonit ose të kontaktit por jo më tepër.
Me gjithë synimin për ashpërsim të qasjes, Këshilli Federal konsideron se të dhënat nga prangat elektronike të këmbës nuk duhet të vëzhgohen në kohë reale. Ato do të shfrytëzohen vetëm në rast se “stalkeri” nuk do t`i përmbahet ndalesës për kontakt që i është shqiptuar.
Të dhënat do të fshihen më së voni një vit pas regjistrimit të tyre.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Pesë Asamblistë të Cyrihut kërkojnë nga komuna t`i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhje e mbeturinave Asamblistët në fjalë janë: Flurin Capaul (FDP), Pascal Lamprecht (SP), Përparim Avdili (FDP), Reis Luzhnica (SP)...
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
Jeta në Zvicër
-
Iniciativat zvicerane synojnë t’i japin fund diskriminimit të çifteve të martuara Partia qendrore e Zvicrës ka dorëzuar nënshkrimet për dy nisma që synojnë "arritjen e drejtësisë për...
-
Ortekët kanë mbytur 14 persona në Zvicër këtë dimër
-
Drejtori i Përgjithshëm i UBS-së, Sergio Ermotti, fitoi 14.4 milionë franga vitin e kaluar
-
Zvicër: Delegacioni i financave kritikon krijimin e sekretariateve të reja shtetërore
-
Cyrihu kërkon të ndryshojë tarifat për procesin e nënshtetësisë zvicerane