Shqipëria

Prej shtatorit edhe në Shqipëri librat falas për shkollat fillore

Nxënësit në Shqipëri që nga shtatori do të pajisen me libra falas.

Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim që nga ky vit të nis me shpërndarjen e librave falas për nxënësit e shkollave fillore.

Nga ky projekt do ë përfitojnë nxënësit  deri në klasën e katërt.

Ministria e Arsimit ka shpjeguar se si do të funksionojë procedura.

Drejtoresha e arsimit parauniversitar, Zamira Gjini tha se 125 mijë fëmijë përfitojnë librat falas. Po ashtu ajo theksoi se tekstet falas duhet të rikthehen në fund të vitit shkollor.

E njëjta praktikë, e librave falas, ndiqet edhe në Kosovë e Maqedoni.