Sport

Premier Liga ndryshon afatin kalimtar

Këtë sezon afati kalimtar u mbyll më 31 gusht, ndërsa sezoni kishte nisur 20 ditë më herët

Afati kalimtar i verës për transferime në futboll në Premier Ligën e Anglisë do të mbyllet para fillimit të sezonit, nga viti i ardhshëm.

Kështu ka njoftuar Premier Liga, klubet e së cilës votuan pro rregullit të ri që thotë se afati kalimtar mbyllet në orën 17:00 sipas kohës lokale, të enjten, një ditë para nisjes së sezonit të ri, përcjell Albinfo.

Këtë sezon afati kalimtar u mbyll më 31 gusht, ndërsa sezoni kishte nisur 20 ditë më herët.

Rregulli i ri vlen vetëm për blerjet brenda Premier Ligës, ndërsa ato do të mund të shesin lojtarë në ligat tjera deri sa afati në to të jetë i hapur.