Bota

Presidenti gjerman shtyn afatin e negociatave

Presidenti Steinmeier pas takimit e ka vazhduar edhe për një kohë afatin e negociatave, duke lutur partitë që të gjejnë zgjidhje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka takuar presidentin e vendit për t’i raportuar rreth dështimit të negociatave. Presidenti Steinmeier pas takimit e ka vazhduar edhe për një kohë afatin e negociatave, duke lutur partitë që të gjejnë zgjidhje. Ai po ashtu ka njoftuar se do të takohet me drejtuesit e parive politike.

Dështimi i negociatave për krijimin e qeverisë së re në Gjermani është lajm i keq për Evropën, marrë parasysh rolin që ka si shteti më i fuqishëm evropian, ka thënë ministrja e Jashtme holandeze, Halbe Zijlstra, pas ardhjes në Bruksel për një takim.

Reagime të njëjta kishte edhe nga qeveria belge, shteti i së cilës mbeti pa qeveri për 18 muaj pas zgjedhjeve, por ministri i Jashtëm belg zbuti situatën, duke thënë se negociatat për qeveri janë diçka që marrin kohë.

Dështimi i negociatave për krijimin e qeverisë në Gjermani e shtyn vendin më afër zgjedhjeve të reja. Partia Liberale gjermane është tërhequr nga negociatat pas katër javësh, me demokristianët e kancelares dhe Të Gjelbrit. E lideri i liberalëve, Christian Linder, ka thënë se mes palëve negociuese nuk ka besim.