Maqedonia
Presidenti i Maqedonisë nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen Maqedoni- Greqi
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në një konferencë para gazetarëve ka thënë se marrëveshja për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë është e dëmshme dhe se e njëjta nuk do të nënshkruhet, shkruan albinfo.ch.
“Procesi nuk ishte transparent dhe këtë e dëshmoi edhe rezultati përfundimtar. Është shkelur gjithçka që është e shenjtë për Maqedoninë”, ka thënë Ivanov në konferencë.
Ky reagim i presidentit erdhi pasi gjatë ditës së djeshme, kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov kanë dorëzuar marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Marrëveshja është dërguar në Presidencë, shkruan albinfo.ch.
Marrëveshja për zgjidhjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, është përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara, zyrtarë të BE-së, nga zyrtarë të Kosovës.
Ata e kanë cilësuar zgjidhjen aktin më të mirë.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024...
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën