Sport

Presidenti i UEFA-s viziton Kosovën të enjten

Kjo është hera e parë që Ceferin viziton Kosovën si president i UEFA-s dhe njëherësh është vizita e tij e parë në rajon, si i pari i futbollit evropian

Të enjten, më 17 gusht për vizitë zyrtare në Kosovë do të vjen presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, të cilin do ta presë presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë. Ai gjithashtu do të ketë edhe takime me krerët e shtetit në Kosovë, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Kjo është hera e parë që Ceferin viziton Kosovën si president i UEFA-s dhe njëherësh është vizita e tij e parë në rajon, si i pari i futbollit evropian.

“Presidenti Ceferin pas takimeve në FFK do të ketë edhe takime tjera nga krerët e shtetit të Kosovës. FFK dhe Kosova është e nderuar me këtë vizitë të njeriut të parë të UEFA-s, duke marrë për bazë që kjo është vizita e tij e parë në rajon prej kur është zgjedhur president i UEFA-s,  si dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA sa ishte kryetar i FF të Sllovenisë. Presidenti Ceferin do të jetë i shoqëruar edhe nga tre zyrtarë të UEFA-s”, thuhet në njoftimin e FFK-së.