Shqipëria

Presidenti Meta dekreton Visho Ajazin si ambasador në NATO

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar ish-kreun e SHISH-it, Visho Ajazin, si ambasador i Shqipërisë në NATO.

Emri i Ajazit është propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Bashkë me Ajazin, presidenti Ilir Meta ka dekretuar edhe Igli Hasanin si ambasador të Shqipërisë në OSBE.

“Dekretoj Z. Visho Ajazi Lika emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident”, thuhet në dekretin e firmosur të Metës.