Sport

Presidenti i Parisit akuzohet në Zvicër për korrupsion

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser al-Khelaifi akuzohet për korrupsion, në lidhje me blerjen e të drejtave televizive për botërorët e ardhshëm.

Në qendër të hetimit të ngritur nga autoritetet zvicerane ka përfunduar edhe rrjeti televiziv nga Katari, “beIn Sports”, rrjet në të cilin Al-Khelaifi është president dhe administrator i deleguar, shkruan “TCH”.

Sipas hetimeve të nisura nga policia zvicerane, presidenti i PSG-së ka paguar ryshfet për të kushtëzuar përfundimin e garës, me përfshirjen këtu të ish-sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke.

“Më 20 mars 2017, ministri publik i Konfederatës ka nisur një procedim penal ndaj Al-Khelaifit për korrupsion, vjedhje, mashtrim korporatash dhe falsifikim të dokumenteve”, lexohet në njoftim.

Në njoftimin e shpallur nga autoritetet zvicerane lexohet se në bashkëpunim me autoritetet në Francë, Greqi, Itali dhe Spanjë janë kryer njëkohësisht kontrolle në disa banesa. Gjithsesi, askush nuk është vënë në pranga momentalisht.