Shqipëria

Presidenti i Shqipërisë takohet me Nuri Seferin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar sot me boksierin shqiptar Nuri Seferi.

Meta e njoftoi takimin në një postim në Facebook duke i uruar më të mirat ish-kampionit evropian, transmeton Albinfo.ch.

“Ishte kënaqësi të nisja ditën me ish-kampionin e Europës në boks, Nuri Seferi. Uroj që në këtë vit të shpallur të ‘Skënderbeut’, Nuri Seferi të rikthehet fuqishëm në ring dhe të ngrejë flamurin tonë kombëtar sa më lart”, ka shkruar Meta.

Ai i ka bashkuar shkrimit një fotografi teksa të dy bëjnë shqiponjën me duar.