Bota

Prezantohen kukullat Merkel dhe Macron në Tokio

Prodhuesi japonez i kukullave, Kyugetsu, ka zbuluar kukullat që ngjasojnë me kanceleren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

Kukullat u prezantuan përpara festimeve të “Ditës së Vajzave”, kushtuar shëndetit dhe lumturisë së tyre. Të gjata rreth 38 centimetra, kukullat Merkel dhe Macron u shfaqën mes kukullave tjera të veshura tradicionalisht për të shmangur problemet dhe fatin e keq, përcjell albinfo.ch.

Çdo vit, Kyugetsu zgjedh njerëz me ndikim për frymëzim për kukulla, dhe këtë vit, ndërmarrësi japonez tha se ata zgjedhën drejtuesit e vendeve të Bashkimit Evropian me shpresën se do të punonin drejt arritjes së paqes në botë.

“Duam që Merkeli dhe Macroni të përballojnë problemet e botës dhe të përshpejtojnë drejt krijimit të një bote më të mirë, prandaj i bëmë këto kukulla”, tha Hisatoshi Yokoyama.

Vitin e shkuar u prezantua kukulla e presidentit amerikan, Donald Trump, kurse në vitin 2016 kompania kishte krijuar një kukull që ngjasonte me Hillary Klinton, me shpresën se ajo do të fitonte zgjedhjet presidenciale amerikane.