Autotech

Prezantohet Iphone i ri

Përveç modelit iPhone X, Apple paraqiti edhe dy modele të tjera, iPhone 8 dhe iPhone 8Plus, që kishin zgjuar kërshërinë e të gjithëve

Kompania e famshme botërore Apple të martën ka zbuluar modelin e ri të telefonit celular, iPhone.

Iphone i ri prezantohet dhjetë vjet pasi ish-shefi ekzekutiv i kompanisë Steve Jobs i tregoi botës për herë të parë telefonin celular iPhone, përcjell albinfo.ch.

Modeli i ri, iPhone X është i pajisur me një ekran me rezolucion më të lartë, identifikimin e fytyrës, kurse detaje tjera do të bëhen publike më vonë.

Por, përveç modelit iPhone X, Apple paraqiti edhe dy modele të tjera, iPhone 8 dhe iPhone 8Plus, që kishin zgjuar kërshërinë e të gjithëve.

“iPhone X” do të kushtojë rreth një mijë dollarë, por ka vlerësime për një çmim edhe më të lartë. Modeli i mëparshëm iPhone 7 Plus u shit me një çmim bazë prej 769 dollarësh.