Kultura

Prezantohet projekti mbi Eposin e Kreshnikëve

Projekti u realizua në vitet 2012-2014-2016 dhe janë shënuar e incizuar 15 vëllime me këngë e tregime, që është pasuri e përmasave të mëdha etnokul­turore kombëtare e evropiane dhe dëshmi për dosjen për UNESCO

Në Windisch të Kantonit Aargau bëhet përurimi i projektit hulumtues shkencor të Institutit Albanologjik të Prishtinës “EPOSI I KRESHNIKËVE – monument i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në pesë vende të Ballkanit”. Me këtë rast shfaqet edhe filmi dokumentar Eposi i Kreshnikёve.

Projekti u realizua në vitet 2012-2014-2016 dhe janë shënuar e incizuar 15 vëllime me këngë e tregime, që është pasuri e përmasave të mëdha etnokul­turore kombëtare e evropiane dhe dëshmi për dosjen për UNESCO. Projekti ka marrë vlerësimin në kategorinë Hulumtim: “Mendim Special 2016‘‘ nga Europa Nostra në Hagë. Edhe filmi ёshtё pjesё e dosjes pёr UNESCO, e cila ёshtё pёrgatitur në vitet 2009-2013, nga ekspertёt e Komisionit Qeveritar të Kosovës, nga Tirana e Prishtina, prof. dr. Shaban Sinani, prof. dr. Vasil Tole dhe prof. dr. Zymer U. Neziri, kryetar.

Incizimet e filmit janë kryer nё katër shtete tё Ballkanit, ku jetojnё shqiptarёt: Mali i Zi, Shqipёri, Kosovё, Maqedo­ni. Në përurim do të jetë i pranishëm edhe bartësi i projektit, prof. dr. Zymer Ujkan Neziri.

Përurimi bëhët më datën 4 qershor 2016 në aulën e Shkollës Chapf në Windisch, Dohlenzelgstrasse, në orën 17.00.

Organizatorë: LAPSH „Naim Frashëri“ për Kantonin Aargau dhe

Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ në Zvicër.

Pjesёmarrja Juaj na nderon

Për informata, në telefonat: 078 647 92 25 dhe 079 557 02 64