Gruaja
Princesha shqiptare nderohet në Paris
Elia Zahara-Zogu ka fituar çmimin “Best” në edicionin e 40-të të Best Award Gala: 40th Edition në Paris
Princesha shqiptare, Elia Zahara-Zogu ka marrë pjesë në edicionin e 40-të të Best Award Gala: 40th Edition në Paris, shkruan albinfo.ch.
Në këtë ngjarje kulturore që mbledh figura të rëndësishme nga lëmit e ndryshme, ajo ka fituar edhe çmimin “Best”.
Ajo është shprehur shumë e lumtur me këtë çmim, derisa ka shtuar se këtë çmim më herët e kishte fituar Nëna Terezë.
“Personaliteti i parë shqiptar që ka marrë këtë çmim ka qenë Nënë Tereza. Në këtë 40 vjetor disa nga personalitetet e tjerë qe iu akordua ishin Marisa Berenson, Clotilde Coureau, Pamela Anderson, Melissa George, Lola Karimova, David Ginola etj. Dhe sigurisht në raste të këtij niveli prezantimi, një nga qëllimet kryesore është promovimi i vendit në të gjitha dimensionet. Ndaj falënderoj stilisten Blerina Kllokoqi Rugova për këtë fustan mbrëmjeje të mrekullueshëm”, ka shkruar Elia Zaharia-Zogu në “Facebook”.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit