Jeta në Zvicër

Prindërit po e teprojnë me panik për rrëmbim të fëmijëve

Para disa ditësh, një paralajmërim për prindërit në rrjetin social në Facebook ka qenë në qarkullim: Dyshohej se gjatë javës së kaluar, në Neuenhof kishte ndodhur një incident pas të cilit mund të kishte qenë përpjekje për rrëmbim të fëmijëve. Megjithatë, Policia Kantonale e Aargaut ka paralajmëruar se mund të bëhet një histeri të zmadhuar

Apele shqetësuese aktualisht janë duke u shpërndarë në mënyrë aktive në platformën e Facebook-ut, me paralajmërimin: “Ju lutemi të kujdeseni për fëmijët tuaj”, thuhet në postim. “Në afërsi është duke qarkulluar një furgon i bardhë me dy persona, të cilët kanë për qëllim të rrëmbejnë fëmijë”.

Sipas autorit të paralajmërimit, thuhet se një vajzë nga Neuenhof është kontaktuar nga dy persona të panjohur në Neuenhof. Pastaj, vogëlushja është larguar duke bërtitur.

Roland Pfister, zëdhënës i Policisë Kantonale të Aargaut konfirmoi për “Aargauer Zeitung” se në mbrëmjen e 12 qershorit, është raportuar një incident përkatës, përcjell Albinfo.ch.

Sidoqoftë, ai e konsideron problematik faktin se ankthi dhe histeria po nxiten në rrjetet sociale.

“Të dy burrat e ftuan vajzën në gjuhë të huaj”, shpjegon Pfister. 12-vjeçarja as nuk është prekur e as nuk ka pasur përpjekje për ta joshur atë në automjet. “Potenciali për keqkuptimet në raste të tilla është shumë i lartë,” vazhdon zëdhënësi i medias.

Për shkak se vajza nuk ka mundur të japë asnjë informatë mbi llojin e automjetit apo autotargat, aktualisht nuk janë ndërmarrë hetime për këtë rast. Incidenti ka ndodhur në një zonë banimi e jo pranë një shkolle dhe sipas Pfister, nuk mund të merren masa më të detajuara policore.

Që në shtator të vitit 2016, bordi ekzekutiv i shkollës fillore Schneisingen i kishte paralajmëruar prindërit se dy persona të panjohur janë duke qarkulluar me një furgon të bardhë, në oborrin e shkollës dhe i joshin fëmijët e shkollës. Edhe në këtë rast, prindërit e kishin përhapur mesazhin qindra herë në Facebook.

Pfister, megjithatë, nuk sheh lidhje midis dy rasteve. Por periudha e madhe midis incidenteve, e bën të pamundur që ata të kenë të bëjnë me njëri-tjetrin.