Sport

Prishtina kundër kampioneve të Zvicrës

Zviceranet janë të favorizuara në përballje me prishtinaset dhe pritet që të kalojnë në rrethin tjetër

Skuadra e Prishtinës në hendboll te femrat do të përballet me kampionet e Zvicrës, LC Brühl Handball, njofton albinfo.ch.

 

Përballja e parë do të luhet në kryeqytetin e Kosovës, kurse ajo e kthimit në Zvicër, e vlefshme e rrethit të parë të EHF Cup.

 

Zviceranet janë të favorizuara në përballje me prishtinaset dhe pritet që të kalojnë në rrethin tjetër.

 

Prishtinaset edhe më parë ishin ndeshur me skuadra zvicerane, por nuk kanë pasur rezultate pozitive.