Sport
Prishtina luan dy lojë në shtëpi sepse Ukraina nuk e njeh Kosovën
Meqenëse Ukraina nuk e njeh Kosovën e as pasaportat tona, ndeshja e dytë ndaj BC Khimik do të luhet përsëri në Prishtinë"
Klubi i basketbollit Prishtina do të luajë në shtëpi dy ndeshjet e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup ndaj Khimikut të Ukrainës.
Kjo pasi që Ukraina nuk e njeh Kosovën dhe pasaportat e Kosovës, andaj prishtinasit do ta kishin të pamundur të udhëtonin drejt Ukrainës dhe ndeshjet është vendosur që të luhen vetëm në Prishtinë, shkruan Albinfo.
“Me kërkesë të të dyja klubeve, Sigal Prishtina dhe BC Khimik, FIBA ka miratuar që ndeshja e dytë BC Khimik v Sigal Prishtina të luhet në Prishtinë. Meqenëse Ukraina nuk e njeh Kosovën e as pasaportat tona, ndeshja e dytë ndaj BC Khimik do të luhet përsëri në Prishtinë, mirëpo kësaj radhe “bardhekaltrit” do të jenë në cilësinë e mysafirit”, ka shkruar klubi kampion i Kosovës.
Ndeshja e parë ndaj ukrainasve zhvillohet më 25 tetor, ndërsa ajo e “kthimit” më 27 tetor.
Klubi kosovar ka nisur këtë edicion me fitore si mysafir i ekipit belg Belfius Mons-Hainaut.
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike