CH-Ballkani

Prishtina, marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Evropiane

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Komuna e Prishtinës nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit për zhvillimin e infrastrukturës në komunë

“Pas një numri të takimeve e studimeve të dy organizatave, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Komuna e Prishtinës nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit për zhvillimin e infrastrukturës në komunën tonë”, shkruan kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një postim në Facebook

“Gjatë takimeve dhe nënshkrimit në Londër u dakorduam për inicimin e disa projekteve në pesë fusha, pjesë e të cilave është edhe projekti i Trafikut Urban që tash më është në zhvillim e sipër. Drejtori menaxhues për infrastrukturë në BERZH, Thomas Maier dhe drejtues të tjerë të lartë të BERZH që u takuam shprehën gatishmërinë për ti qëndruar pranë Prishtinës edhe me studimet e nevojshme edhe me financimin e projekteve të rëndësishmë infrastrukturore,”, përfundon Ahmeti.