Kosova

Prishtina me parkingje nëntokësore

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se në Komitetin Ndërministror për Partneritet Publiko-Privat ka kaluar projekti i parkingut të madh nëntokësor të Fakulteti Filologjik me minimum 500 vendparkime.

“Falënderoj Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe drejtorin Genc Bashota si edhe ‘Deloitte’ që na ka ndihmuar me fizibilitetin e këtij projekti madhor. Në dy javët në vijim do të organizohet një takim informues me investitorët potencial dhe shumë shpejtë projekti del në tenderim. Super lajm për Prishtinën”, ka shkuar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”, përcjell albinfo.ch.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për 50 banesa për kategoritë e dala nga lufta. “Pas një procesi disa mujor familjet më meritore do të përfitojnë nga ky program i Komunës së Prishtinës”, theksoi Ahmeti.