Futboll

Prishtina merr vizat zvicerane për ndeshjen në Luksemburg

Bardhekaltrit kanë udhëtuar të kompletuar për ndeshjen e parë në Luksemburg

FC Prishtina e ka nisur javën e re me këmbë të mbarë. Bardhekaltrit janë pajisur sot me viza në kohë rekorde nga Ambasada Zvicerane në Kosovë, kështu ka njoftuar skuadra prishtinase në rrjetet sociale.

Kjo ndihmë zvicerane e ka liruar psikikisht FC Prishtinën e cila tashmë ka marrë rrugë drejt Luksemburgut, ku të mërkurën do ta zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Fola Esch, në kuadër të xhiros së parë kualifikuese për Ligën e Evropës, raporton “Zëri”.

Kjo ndeshje i takon rreth të parë kualifikues për Ligën e Evropës, derisa ndeshja e kthimit zhvillohet një javë më vonë, sipas të gjitha gjasave në Mitrovicë.

Tashmë që kanë marrë vizat, skuadra prishtinase do të jetë e kompletuar dhe me shpresë se do të arrijë rezultat sa më pozitiv në takimin e parë.

Prishtina para kësaj faze kishte eliminuar FC Europën e Gjibraltarit, duke e mundur me rezultat të përgjithshëm 6:1.

https://video.gjirafa.com/zeri?video=ambasada-zvicerane-e-pajis-me-viza-ne-kohe-rekorde-fc-prishtinen