Kosova

Pritje deri në 8 orë në Merdare

Pas mbarimit të pushimeve verore, mërgimtarëve do t'u bie të presin në pikën kufitare në Merdarë deri në 8 orë.

Kolona të gjata janë formuar në pikën kufitare në Merdare.

Ata të cilët po kthehen nga pushimet e sezonës verore do të presin deri në 8 orë në pikën kufitare në Merdare.

Kështu të paktën ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, shkruan Albinfo.ch.

Kolonat e gjata në Merdare arrijnë deri në 3 kilometra në dalje ndërsa 600 metra në hyrje.

Në pikat e tjera kufitare ka më pak pritje, shkruan Albinfo.ch.

Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar pritje në dalje ka deri në 1 orë e 20 minuta ndërsa në hyrje deri në 10 minuta.

Në pikën tjetër kufitare atë në Mutivodë, ka pritje deri në 3 orë ndëra kolona e veturave arrin deri në një kiometër.

Edhe në Jarinje parashihet njëjtë si në Mutiodë, ndërsa në Vërmicë, Muçibabë ka më pak kolonë dhe pritje.