Shkurt.ch

Pritje e nivelit të lartë për kampionët e profesioneve

Ata i ka përshëndetur veç të tjerëve, ministri federal i ekonomisë, Johann Schneider-Ammann

Ekipi zviceran i cili ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Profesioneve që u mbajt në Abu Dhabi është kthyer në Zvicër. Pjesëmarrësve të suksesshëm të kampionatit u është rezervuar një pritje nga niveli i lartë zyrtar.

Ata i ka përshëndetur veç të tjerëve, ministri federal i ekonomisë, Johann Schneider-Ammann. Ai, në fjalën e tuij të përshëndetjes ka thënë se “ndjehet krenar me nxënësit e shkëlqyer zviceranë të zanateve.

Ekipi zviceran ka sjellë nga ky kampionat rezultatet më të mira të arritura deri tash në kampionatet e tilla. Ai ka fituar 20 medale, 11 nga të cilat, të arta. Me këto rezultate, ekipi zviceran ka zënë vendin e dytë në konkurrencën ekipore pas Kinës.

Suksesi i ekipit është cilësuar si “historik, i jashtëzakonshëm dhe befasues”.