Maqedonia

Pritje jo të gjatë në vendkalimet kufitare të Maqedonisë

LAMM rekomandon shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë.

Një lajm i mirë për diasporën që udhëton drejt Maqedonisë, shkruan albinfo.ch. Lidhja auto-moto e Maqedonisë informon se është shtuar intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane, si dhe është rritur pritja në vendkalimet kufitare.

Në vendkalimet Tabanoc dhe Borogrodicë, për hyrje-dalje nga Maqedonia pritet rreth 15-30 minuta. Në vendkalimet tjera të mbetura të Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje-daljet nga shteti.

LAMM rekomandon shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë.